Transmetuar më 16-11-2012, 13:10

Burrel, 16 nëntor 2012, NOA/A.Ymeraj- Një konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Burrelit ka përfunduar me thika, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al një nxënës i vitit të dytë ka goditur me thikë një tjetër nxënës të vitit të tretë duke e lënë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në korridorin e shkollës, ndërsa policia ka bërë shoqërimin në komisariat të autorit të ngjarjes.

Mësohet se i dëmtuari është dërguar në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e arsyeve të ngjarjes, ndërsa po mblidhen dëshmitë e nxënësve të pranishëm gjatë konfliktit.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit