Transmetuar më 16-11-2012, 11:41

Tiranë, 16 nëntor 2012, NOA- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë mbledhjes së asamblesë kombëtare të partisë që ai drejton, deklaroi se opozita dhe kreu i saj Edi Rama po pengojnë integrimin e vendit për interesa partiake elektorale.

Në këtë linjë ai tha se interesat e vendit duhet të vendosen mbi interesat politike.

“Komisioni Europian na ka kërkuar të zgjidhim dhe votojmë 3 ligjet për statusin deri më 20 nëntor, jo qarkun e Fierit. Partia Socialiste me vendimin e saj për ligjet po pengon integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Europian, në një kohë që me marrjen e statusit do kishim një shans më shumë”, deklaroi Mediu, citon noa.al.

Kreu i republikanëve tha se zgjidhja e ngërçit në Fier bëhet por të ardhmen e vendit dhe jo për statusin e vendit kandidat, ndërsa apeloi që opozita socialiste të votojë brenda 20 nëntorit 3 ligjet që kushtëzojnë statusin për Shqipërinë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit