Transmetuar më 16-11-2012, 11:25

Vuajtjet e njerëzve në të dy anët e konfliktit arabo-izraelit transmetohet haptazi në imazhet pikëlluese të krijuara në situatën e tensionit.

Gazetari palestinez i BBC Jihad Masharawi mbante në krah trupin e pajetë të djalit të tij 11 muajsh Omar në spital, pasi raketat e njëpasnjëshme goditën shtëpinë e tij.

 Djali i tij 11 muajsh u vra në Gaza gjatë një sulmi ajror të izraelitëve. Omar siç raporton noa.al ishte një nga të paktën 15 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore, ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj mbi raketat e Hamasit.

Të mërkurën Izraeli vrau liderin e Hamasit Ahmed Jabari, funerali i të cilit u bë dje.

Në fjalën e tij Jihad tha se, “Im bir nuk kishte bërë asgjë, ishte vetëm një foshnje. Ky është një konflikt që po shfaros njerëz”.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit