Transmetuar më 16-11-2012, 09:24

Milano (Itali) 16 nëntor 2012, NOA – Dy shqiptarë janë vrarë në Abbiategrasso të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën “Mazzini”. Sipas policisë italiane dy viktima janë të afërm, xhaxhai dhe nipi.  Mësohet se personat e ekzekutuar janë Ndue Bruka 51 vjeç dhe Alban Medha 27 vjeç.

Dy shqiptarët kanë qenë duke udhëtuar me biçikleta dhe ishin duke u kthyer në banesën e tyre.

Ata janë ekzekutuar me pistoletë dhe me pushkë, nga dy persona të tjerë. Sipas policisë, vrasësit kanë qëlluar me një pistoletë gjysmë automatike dhe një pushkë të kalibrit të madh. Plumbat i kanë kapur dy shqiptarët në kokë dhe në gjoks. 51-vjeçari ka marrë tre plumba, ndërsa 27-vjeçari ka marrë 4 plumba, raporton korrespodenti i noa.al.

Policia bëri të ditur se ka marrë njoftimin për ngjarjen në orën 00:14 minuta. Ndërkohë që të dy viktima kanë precedentë penalë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Një prej pistave është ajo e larjes së hesapeve.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit