Transmetuar më 16-11-2012, 00:32

Fansat e filmave "Twilight" i dhanë një lamtumirë emocionale kësaj jave Bellas, Edward e Jacob në serinë finale "Breaking Dawn-Part 2,"(Çelja e Agimit) e cila ka shtuar pëlqimin popullor për vampirat dhe njerëzit-ujk.

Nga Piya Sinha-Roy – Reuters

Trekëndëshi i zhurmshëm i dashurisë mes Bella Swan, vampirit Edward Cullen dhe njeriut-ujk Jacob Black, ka mbajtur prej vitesh të mbërthyer fansat.

Seritë e "Twilight" të bazuara në romanet e Stephenie Meyer, i dhanë famë tre yjeve të tyre, Kristen Stewart (Bella), Robert Pattinson (Edward) dhe Taylor Lautner (Jacob), teksa katër filmat e parë kanë arkëtuar $2.5 miliardë në bileta të shitura në të gjithë botën.

Regjisori Bill Condon, i cili ka xhiruar të dy pjesët e serisë "Breaking Dawn" filmi i pestë dhe ai i fundit kanë qenë vetëm për fansat, të cilët marrin një surprizë me përfundimin e papritur.

"Sfida e vërtetë ishte garancia që finalja të ishte e kënaqshme," tha Condon për gazetarët. "Filmi hapet me uverturën e skenave kryesore të pesë filmave dhe në fund të tij … vjen një atmosferë filmash të vjetër."

Filmi i bën homazh romancës të nervozuar mes Bella e Edward e cila paralelizohet nga romanca reale mes Stewart, 22 vjeçe, e Pattinson, 26.

"Breaking Dawn-Part 2" e zhvendos veprimin nga historia e dashurisë tek historia familjare, teksa klani i Cullen zgjeron familjen e vampirëve për të mbrojtur Bella dhe të bijën e Edward, Renesmee from nga një fis i lashtë vampirësh.

LARGIMI NGA LIBRI

Teksa pesë filmat e parë i kanë qëndruar besnikë librave, autorja Meyer e skenaristja Melissa Rosenberg krijuan një devijim të subjektit duke shtuar një skenë kryesore që surprizon shumë shikues.

“Veprimi është jashtë ekrani sepse në roman ne shohim vetëm atë që sheh Bella, dhe kjo ishte një mënyrë e bërjes vizuale ato që mund të shohin personazhet e tjerë," tha Meyer.

"Ka diçka të re për të parë, por gjithsesi nuk është shumë larg faqeve të librit," shtoi ajo.

Në filmin e katërt u mbyll jeta njerëzore e Bellës me vdekjen teksa sillte në jetë beben gjysmë vampire me burrin Edward, kurse në "Breaking Daën-Part 2," Bella është një nënë dhe vampire e sapo-transformuar.

"Më e bukura e vampires Bella është se unë e kam luajtur si njeri shumicën e kohës, kurse tani është vampire por shumë nga veçoritë e karakterit i mbeten," tha Stewart për Reuters.

"Çdo gjë kishte kuptim për mua. Kisha pritur kaq shumë vampire, dhe më në fund e mora. Pasi ia mora dorën ishte shumë bukur, mezi prisja," shton aktorja.

"The Twilight Saga," e publikuar fillimisht në vitin 2005, bëri të niste një valë e gjerë librash e filmash me vampirë e tema supernatyrale, duke përfshirë serialet amerikane "True Blood" në rrjetin HBO dhe romanet e Richelle Mead "Vampire Academy".

Teksa afrohet perëndimi për seritë e pjella nga Meyer autorja thotë se nuk do të shkruajë më për vampira dhe ujqër përveç ndonjë rasti të veçantë.

"Nuk e di nëse do t’u kthehem më këtyre historive, ndoshta ndonjë ditë do të shkruaj atë që ndodh më pas. Por më vjen keq që nuk do të festoj më me fëmijët, do të më marrë malli," tha ajo për Reuters.

"Twilight" po perëndon, aktori Taylor Lautner kërkon një agim të ri

Censurohen disa skena të filmit Twilight, ishin të nxehta… (FOTOT)

Robert Pattinson në filmin ‘Twilight Saga’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit