Transmetuar më 15-11-2012, 20:25

Hidhen dyshime se kënga “Refuzoj” e këngëtarit dhe kantautorit të talentuar Alban Skënderaj është realizuar duke kopjuar pjesërisht këngën greke "E dashura ime një mbrëmje", të një të riu grek.

Bëhet fjalë për këngën “Refuzoj” e cila fitoi dhe çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike 2012” që u zhvillua më 8-10 nëntor 2012. Dyshimet janë se kjo këngë është kopjuar pjesërisht nga kënga që është prodhuar në vitin 2008, “E dashura ime një mbrëmje”, – kënduar nga Petros Busulopulos.

Ende nuk ka një reagim nga Alban Skënderaj lidhur me këtë dyshim. Megjithatë, nëse dëgjohen dy këngët, vëren se nuk ka një ngjashmëri të plotë. Vija melodike me vesh të lirë, duket se është deri diku e ngjashme, por mbetet ta vlerësojnë muzikantët për më shumë.

Në fakt kjo këngë që është CD Single, nuk do të ishte dhe shumë e  njohur, nëse ajo nuk do të ishte dhe vija muzikore e “Të lumtur së bashku”, një serial goxha të shikuar në televizionin kombëtar grek, Mega Channel.

Në të vërtetë, Busulopulos nuk është këngëtar profesionist por spikat si aktor ku edhe luan tek seriali grek i Mega, por aty ka kënduar dhe dy këngë, njëra prej të cilave, “E dashura ime një mbrëmje”, është vija muzikore e serialit. Kjo këngë vetëm në një kanal të YouTube, numrin mbi 1.1 milionë klikime.

***

Mediat e ndryshme kanë publikuar videot e dy këngëve, të cilat i gjeni më poshtë.

Krahasimi bëhet mes dy këngëve si vijon:

“Refuzoj” – Muzika: Alban Skenderaj – Teksti: Alban Skenderaj – Orkestrimi muzikor: Elgit Doda & Alban Skenderaj, Publikues: Super Sonic Shpk

Alban Skënderaj

SHIKONI VIDEON, KENGA E ALBAN SKENDERAJ “REFUZOJ” 

Petros Busulopulos

SHIKONI VIDEO, KENGA E PETROS BUSULOPULOS “E DASHURA IME NJE MBREMJE”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit