Transmetuar më 15-11-2012, 19:53

Tiranë, 15 nëntor 2012, NOA- Ish anëtari socialist në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Artan Lazaj është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Ky emërim është bërë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku me 11 vota pro, ish-anëtari i KQZ tashmë do u bashkohet sërish togave të zeza.

Kujtojmë këtu se Artan Lazaj dhe Dëshira Subashi ishin dy anëtarët socialistë në KQZ-në e mëparshme, por që nuk u rikandiduan sërish dhe u zëvendësuan nga Albana Shtylla dhe Denar Biba.

Po në këtë mbledhje siç raporton noa.al anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë rikonfirmuar për të dytën herë në krye të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrionin.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit