Transmetuar më 15-11-2012, 14:14

Matteo Biggi dhe…Matteo Biggi. I njëjti emër, i njëjti mbiemër, i njëjti profesion dhe e njëjta moshë, 30 vjeç. Përveç këtyre rastësive edhe i njëjti qytet Genova, e njëjta grua Virginia, motra e vrasësit, e dashur dhe kujdesur prej të dyve.

Të dy kishin punuar për vite në të njëjtën kompani, ndërsa njëri ishte i qeshur dhe me dëshirë për të jetuar e tjetri ishte viktimë e depresioni, mërzisë dhe vetmisë.

Jetët e tyre ecën në mënyrë paralele, thuajse pa u kryqëzuar, deri të hënën e kaluar, kur një fotografi e shkrepur në diskotekë tregonte Virginian të përqafuar me mikun e saj, duke ngjallur çmendurinë e vëllait të vajzës.

Tragjedia siç raporton noa.al ndodhi brenda pak çasteve në palestrën e San Benigno, ku Matteo qëlloi Matteon në kraharor dhe në trup duke i shkaktuar vdekjen.

 Nga ana e Prokurorisë e cila po heton fotografinë, thuhet se hipoteza paraprake është zhelozia e të vëllait në depresion.

Vrasësi nuk jep asnjë arsye për ngjarjen, ndërsa vdekja e 30 vjeçarit është veshur me mister.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit