
Të dhënat po ngarkohen...





Kompania e makinave Ferrari është duke hedhur në treg një model të ri, të destinuar vetëm për tregun amerikan. Ferrari F12 Berlinetta është model i ri që u përshtatet shijeve të përdoruesve amerikanë.
Makina e parë e këtij modeli do të dal në shitje këto ditë në Teksas. Përveç luksit që kanë të gjitha makinat Ferrari, ky model është dhe një risi përsa i përket motorit të saj. Sipas inxhinierëve, brenda 3 sekondave, kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë e 100 kilometrave.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
