

Një grua e re 31-vjeçare, ka gjetur vdekjen, ndërsa nuk iu pranua kërkesa për të abortuar fëmijën e saj.
Ngjarja aspak e zakontë ka ndodhur në Irlandë, ku Savita Halappanavarit, me origjinë indiane, i është mohuar bërja e një aborti të detyruar, në javën e 17-të të shtatzënisë.
“Jemi vend katolik”, mësohet që t’i kenë thënë mjekët e qendrës spitalore, ku ajo ishte drejtuar për të ndërprerë shtatzëninë e saj.
Një histori, kjo e cila mesa duket ka rindezur debatin në të gjithë Evropën, ndërsa kujtojmë se në Irlandë, aborti është i paligjshëm, përveç kur është i nevojshëm për të shpëtuar jetën e nënës.
Nga ana e saj, familja e viktimës ka deklaruar se ajo ka kërkuar disa herë që ajo të ndërpresë shtatzëninë, sepse ndjente një dhimbje të fortë në shpinë dhe se ishte gati që të kishte një abort.
Në fund, 31-vjeçarja mësohet se ka vdekur, nga ajo që quhet “septicemia”.
Nga ana e tij, ministri irlandez i shëndetësisë, ka deklaruar se do të merren hetimet e nevojshme rreth kësaj ngjarje.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





