Transmetuar më 14-11-2012, 19:49

Durrës, 14 nëntor 2012, NOA- Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar pasditen e sotme në portin e Durrësit.

Droga ishte fshehur në një kamion me targa të Tiranës dhe do të kalonte kufirin përmes linjës Durrës-Bari e më pas të çohej në tregun italian, raporton noa.al.

Kamioni i ngarkuar me rreth 300 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, mësohet se është zbuluar në pikën e kontrollit kufitar në portin e Durrësit, teksa automjeti do të ngarkohej në tragetin që udhëtonte për në Bari të Italisë.

Pas kontrollit të ushtruar në këtë kamion, policia ka sekuestruar drogën dhe ka ndaluar drejtuesin e kamionit, shtetasin me inicialet L. B dhe sakaq po punohet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Gjithashtu policia po heton për zbulimin e origjinës dhe destinacionit përfundimtar të drogës.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit