Transmetuar më 14-11-2012, 16:52

Në prag të mbërritjes së të ftohtit duhet të marrim të gjitha masat për të mbrojtur lëkurën tonë. Me rënien e temperaturave fytyra jonë synon të irritohet dhe shpesh plasaritet prej të ftohtit.

Ftohja e motit zvogëlon funksionimin e lëkurës e cila dehidratohet dhe sulmohet nga faktorët e jashtëm, por ajo duhet mbrojtur nga i ftohti.

Nëse duam të zvogëlojmë dëmet e të ftohtit në lëkurë, është thelbësore të paktën dy herë në ditë, përdorimi i një kremi hidratues, me vitamina dhe filtra UV.

Nëse lëkura është shumë delikate, siç raporton noa.al krahas kremit hidratues duhet shtuar niveli mbrojtës me fondatinë e cila luan edhe një rol mbrojtës ndaj lëkurës krahas asaj estetike.

Kini parasysh kryesisht buzët, pasi ato plasariten dhe mbrojtja kryesore do ishte përmes kakaos dhe vitaminës E, krahas zbutësit i cili nuk duhet të mungojë asnjëherë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit