Transmetuar më 14-11-2012, 16:23

Foggia, 14 nëntor 2012, NOA/Arjola Ymeraj- E destinuar për në tregun italian, 1600 kilogramë marijuanë u sekuestrua nga policia italiane në bregun e Gargano në Manfredonia.

Policia e Foggias dhe Guardia di Finanza bëri të mundur sekuestrimin e drogës së fshehur në një peshkarexhë e cila vinte nga Shqipëria.

Prej kohësh trafikantët furnizonin zonën me drogë ndërsa ngarkesa e madhe e peshkarexhës u zbulua në kuadër të operacionit të koduar “Atlantide”.

Peshkarexha siç informon noa.al ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë ku dhe u pikas nga policia pranë bregut, ndërsa në bordin e saj udhëtonin 3 persona.

Pronari i saj italiani Micheleantonio Nenna 57 vjeç dhe dy shqiptarët, Mateo Kastrioti 23 vjeç dhe Guri Bushi 40 vjeç, u prangosën në akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike si dhe armëve të luftës.

Gjithë lënda narkotike ishte fshehur në peshkarexhë brenda thasëve të lidhur mirë, ndërsa në kabinën e pilotimit hetuesit gjetën edhe një mitraloz AK 47, një karabinë, një pistoletë të kalibrit 7.65, fishekë të shumtë dhe silenciatorë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit