

Gratë, martesa e të cilave është në kolaps synojnë të punojnë më shumë. Për të kuptuar nëse martesa është në krizë, është një “termometër” që flet për aktivitetin e punës së femrës.
Një studim i London School of Economics and Political Science ka zbuluar se femrat martesa e të cilave ose bashkëjetesa është drejt fundit synojnë të punojnë më shumë se zakonisht, edhe pse nuk bëhet fjalë për tradhti.
Kështu që kush shmang takimet me partnerin për shkak të punës, demonstron një pasiguri në jetën e saj e cila është sinjali i parë i ndarjes.
Për çdo rritje të rrezikut me 1%, femrat punojnë 12 minuta më shumë në javë. Por siç raporton noa.al këto femra nuk është e thënë të tradhëtojnë, ato mbeten besnike si gra dhe si nëna.
Studiuesit theksojnë se femra i kushton më shumë orë punës për të krijuar siguri, ndërsa në mënyrë më të moderuar u vu re ky fenomen te meshkujt.
Kështu që rekomandohet se gjithë ato femra që kanë mundësi të rikuperojnë raportet, të nisin nga puna.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





