Transmetuar më 14-11-2012, 13:11

Durrës, 14 nëntor 2012, NOA- Kufoma e femrës së gjetur pasditen e djeshme në afërsi të detit Durrësit, dyshohet të jetë e mbytur.

Në qëndrimin zyrtar të policisë së qytetit bregdetar thuhet se ditën e djeshme në një distancë prej 21 milje nga “Kepi i Palit”, është konstatuar nga ekuipazhi i një peshkarexhe një kufomë.

“Me nxjerrjen në breg, u konstatua se kufoma e cila është në gradë të lartë dekompozimi dhe mendohet të jetë mbytur rreth 1 muaj më parë, është e seksit femër, me gjatësi trupore 145 cm, mban të veshura të brendshme të zeza si dhe një bluzë të zezë, ka flokë ngjyrë gështenjë me gjatësi rreth 10cm, ka 5 dhëmbë në nofullën e poshtme dhe 1 në të sipërmen. Nuk vihen re shenja dhune në trupin e viktimës”, thuhet në qëndrimin e policisë, raporton noa.al.

Gjithsesi nga ana e bluve të Durrësit po punohet për identifikimin e viktimës si dhe për shkaqet e vdekjes së saj.

Gjithçka ka nisur në orën pasditen e djeshme kur Kapiteneria e Portit të Durrësit, ka njoftuar në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare se anija e peshkimit “Santa Ciza” ka konstatuar një kufomë, rreth 25 milje detare larg bregdetit të Durrësit.

a.y/noa.al

Lexoni gjithashtu: Anija “Santa Ciza” zbulon një kufomë femre pranë Durrësit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit