Transmetuar më 14-11-2012, 10:20

Tiranë, 14 nëntor 2012, NOA/A.Ymeraj- Presidenti Bujar Nishani i pranishëm në ceremoninë e 15 vjetorit të Shkollës së Magjistraturës deklaroi se janë bërë 100 vjet përpjekje për të forcuar shtetin dhe për të mbijetuar.

Ai theksoi se korrupsioni mbetet problem shqetësues në vend dhe se drejtësia duhet të jetë shërbimi kryesor për qytetarët.

“Si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë kam kërkuar që procedura për karrierën e gjyqtarëve të mbështetet mbi procese të standardizuara dhe procedura që vijnë mbi kritere të qarta të propozuara nga anëtarët e sistemit gjyqësor dhe mbi meritë”, deklaroi Nishani, citon noa.al.

Sipas tij integrimi është objektivi kryesor për vendin dhe se forcimi i ligjeve shkon në funksion të këtij qëllimi.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit