

Deputeti Dritan Prifti, ish ministër i Ekonomisë, pohon se kompania CEZ Shpërndarje që po operon edhe me emrin CEZ Albania, po vjedh konsumatorin shqiptar, po abuzon rëndë me shtetasit dhe këtë po e paguajnë thjesht shqiptarët, qytetarë të thjeshtë dhe të pambrojtur as nga vetë shteti. Kurse privatizimi i Albpetrol që në shumicë është marrë nga biznesmeni Rezart Taçi, i cili ka blerë dhe ARMO por edhe media si Alsat, sot Albanian Screen, nuk do të ketë sukses ndërkohë që shifra e blerjes ishte goxha e lartë.
CEZ Shpërndarje
Në një intervistë dhënë gazetares Ilva Tare në TV Ora Neës, z.Prifti tha mbrëmjen e së martës se ajo çka po ndodh mes qeverisë dhe CEZ, është një histori e dhimbshme të cilën që të gjithë, po e paguan konsumatori shqiptar. Prifti theksoi se shtetasi shqiptar po paguan çmimin më të lartë në rajon.
“U bë me një optimizëm të madh privatizimi, u shpall histori suksesi, s’kishim arsye në fakt të mos e besonim diçka të tillë për pozicionin që kishte kjo kompani. Atëherë ka pasur dy oferta, ishte një nga CEZ dhe një tjetër italiane, por meqë sekseri i CEZ ishte Faslliç, fitoi CEZ. Është një histori dështimi i plotë, CEZ po bën ato gjëra që nuk ishin menduar se mund të bëheshin në Shqipëri. Ky është një treg i rregulluar dhe jo i lirë, ERE ka të drejtë të rregullojë gjithçka deri tek rrogat që jep kompania. CEZ me çfarë kuptoj unë është duke u larguar nga Shqipëria, kurse po kalojnë përmes dy kompanive në mënyrë fiktive paratë për t’i transferuar drejt Çekisë dhe kjo po ndodh në dritë të diellit. Dikur i kam denoncuar këto kompani që ka qenë e lidhur me Ministrinë e Financave. Në asnjë rast nuk mund të ketë kompani që mbledh borxhin që të ka qeveria, ajo duhet ta paguajë dhe nuk ka nevojë për sekser. Prokuroria duhet të hetojë, aty preket çdo shqiptar. Nuk duhet lejuar abuzime të këtij niveli. Pavarësisht se kompania është private aty ka interesa publike.
Privatizimi i Albetrol
Për deputetin Prifti, është një çmim fantastik, “por duke njohur procesin kam dyshime të forta që nuk po shkon mirë, është duke u minuar. Qeveria ka nxjerrë në shitje asete të pahipotekuara, asete jo të vetat. I thua që do të marrësh kaq puse dhe asnjë nuk është e Albetrol. Nuk ka pronësi mbi astetet, kompania kur t’i jep këto lekë do t’i vërë mbi emrin e vet këto asete. Ka problem të mëdha në negocim, nuk besoj se do ketë sukses.
Prifti thotë se është i zhytur në borxhe
A jeni I pasur? – Nuk jam i pasur, kam shumë borxhe ndaj bankave, por nuk më mungon gjë. Tërheqjen nga politika e mendoj shpesh, por skam marrë akoma ndonjë vendim, do të insistoj për hir të investimit që kam bërë, aftësive të mia, votimit në elektorat. Nëse nuk do të jem në PS nuk besoj se do përfshihem në partiçka, ka mundësi të largohem, do tërhiqem në jetën time.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





