Transmetuar më 13-11-2012, 21:37

Pavarësisht se kanë shumë vite që janë ndarë, martesa mes Tom Cruise dhe Nicole Kidman mbetet ndër më të përfolurat në Hollivud, pasi ata shiheshin si një çift perfekt.

Tashti Kidman reflekton për ndarjen nga Cruise dhe pranon se jeta bashkëshortore me të ishte perfekte, por shton se ka mbetur e çuditur nga vendimi që kishte marrë aktori për t’u divorcuar.

“Ishim shumë të lumtur. Gjithashtu u lidhëm shumë me njëri-tjetrin”, shprehet aktorja e cila tashmë është e martuar me Keith Urban, raporton noa.al.

Aktorja deklaron gjithashtu se jeta e saj ndryshoi dhe ajo tani ndjehet më e lumtur se kurrë, pranë familjes së saj.

“Dy vajzat janë me mua, Sunday Rose e cila është katër vjeç dhe Faith Margaret, 2-vjeç. Mamaja ime është e gatshme për të ardhur nga Australia që të kujdeset për vajzat. Familja është me mua. Jeta ime ndryshoi. Keith është i mrekullueshëm, është një bashkëshort i kujdesshëm dhe me të ndjehem e sigurt. Nuk na pëlqen të qëndrojmë të ndarë. Në shtëpinë tonë gjithnjë ka muzikë, Keith luan kitarë dhe piano. Ai gjithnjë kompozon muzikë”, tregon Kidman.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit