

Bulqizë, 13 nëntor 2012, NOA-(Update) Policia e Dibrës informon në lidhje me varrimin misterioz të disa eshtrave, në varrezat komunale të Bulqizës.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se nga ekzaminimet paraprake, eshtrat e gjetura brenda gropës së varrit, rezultonin shumë të vjetra në kohë, mbi 30 vjeçare, raporton noa.al.
Fillimisht, policia është vënë në dijeni nga punonjësit e ndërmarrjes së varrezave të qytetit të Bulqizës, (Lagjia e Re), se njëra nga gropat e varreve, e cila ka qenë e hapur nga ana e tyre disa ditë më parë, ishte konstatuar e mbyllur me material inert duke marrë formën e një varri të mbuluar.
Pas marrjes së këtij informacioni, janë bërë verifikimet paraprake dhe është ngritur grupi hetimor në përbërje të të cilit kanë qenë prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, specialistë nga sektori Kundër Krimeve të Rënda në DPQ-Dibër dhe ekspertë kriminalistë.
Eshtrat e marra në cilësinë e provës materiale do t’i dërgohen Drejtorisë së Policisë Shkencore, Tiranë me qëllim ekzaminimin e tyre nga ekspertë të mjekësisë ligjore.
b.gj/noa.al
Varrim gjatë natës në Bulqizë, disa persona groposin një kufomë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





