Transmetuar më 13-11-2012, 15:04

Tiranë, 13 nëntor 2012, NOA/Arjola Ymeraj- I shpallur në kërkim në Itali për vrasje, grabitje e një sërë akuzash një 38 vjeçar nga Korça u ekstradua ditën e sotme.

Interpol Tirana bëri ekstradimin në drejtim të Italisë të Olsi Shaqlli 38 vjeç, pasi ndaj tij në vitin 2008 autoritetet gjyqësore të Barit, kanë lëshuar urdhrin e arrestit.

Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se Shaqlli akuzohet nga drejtësia italiane për kryerje të veprave penale të “Pjesëmarrje në organizata të armatosura”, “Grabitje me armë“, “Vrasje”, në bashkëpunim, “Plagosje me dashje”, dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Mësohet se në janar të vitit 2008, 38 vjeçari shqiptar në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hyrë forcërisht në shtëpinë e një shtetasi italian, me qëllim grabitje, ku gjatë kryerjes së grabitjes, Shaqlli ka qëlluar me armë zjarri duke lenë të vdekur një nga pjesëtarët e familjes.

Arrestimi i të shumëkërkuarit u bë në muajin korrik në vendin tonë me qëllim ekstradimi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit