Transmetuar më 13-11-2012, 12:24

Trupat e Kris Rivers 44 vjeç dhe bashkëshortes së tij Alphira 27 vjeç u zbuluan nga një mik i tyre i cili lajmëroi policinë.

Policia gjeti 8 shishe whiskey dhe 230 mijë paund (£), ndërsa nga agjentët vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Fqinjët thanë se çifti i cili ishte martuar para 7 vitesh, së fundmi kishin shfaqur shenja depresioni, raporton noa.al.

Alphira e njohur ndryshe si Fi, kishte postuar së fundmi imazhe të çuditshme në Facebook, me fotografi çiftesh ku poshtë tyre shkruheshin fjalët “Till death” ose thënë ndryshe deri në vdekje.

Çifti i tragjedisë lëvizi në rrugën Chichester, West Sussex, në muajin janar, ndërsa çifti përballë shtëpisë së tyre Jodi Jones 28 vjeç dhe Mr Rivers deklaruan se Kris ishte prej kohësh në depresion klinik.

Nga ana e policisë thuhet se bashkëshortët e vetëvrarë nuk kishte probleme financiare, por dyshohet se ata janë vetëvrarë pas një pakti që kanë bërë me njeri-tjetrin.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit