

Bulqizë, 13 nëntor 2012, NOA/A.Ymeraj- Një varrim i dyshimtë ka ndodhur gjatë natës në Bulqizë ku persona të paidentifikuar kanë hapur një varr dhe kanë futur brenda një trup njeriu.
Disa persona kanë parë ngjarjen e pazakontë dhe kanë sinjalizuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Nga të dhënat paraprake siç raporton noa.al varri nuk ka asnjë emër sipër ndërsa nuk është identifikuar ende kufoma që ndodhet brenda tij.
Kufoma e mbuluar nga një pirg dheu mban sipër disa kurora që sipas policisë janë marrë nga varret e tjera.
Nuk dihet ende se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje të mistershme dhe as kufoma e varrosur në errësirë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





