

Tiranë, 13 nëntor 2012, NOA- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e martë 13 nëntor 2012.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “ALUIZNI, 2 mijë emrat që marrin tapitë”.
Tituj të tjerë janë: Enver Hoxhaj: “Si më futi Hashim Thaçi në politikë”.
“Naim Sula, biznesmeni u vra për një parkim makine”.
“Rama: Grabitja e ujërave përgjegjësi e Berishës”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: Lista e ALUIZNI-t, emrat e 2 mijë përfituesve”
Tituj të tjerë janë: “Malaj i përgjigjet Ruçit: S’jam zgjatim i kryetarit të radhës”.
“Ryshfeti 10 mijë euro, arrestohet shefi i policisë”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Nafta ndez luftën për Jonin”.
Tituj të tjerë: “Botuesit zbrezin xhepat në Panairin e Librit.
“Ndëshkimi kolektiv ndëshkon edhe CEZ”.
“Enver Hoxhaj: Shqipëria të na ndihmojë për lëvizjen e lirë”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Legalizimet, 2 mijë emrat e rinj në të gjithë vendin”.
Tituj të tjerë janë; “Vatikani sjell Mesharin në Shqipëri”.
“Berisha: Rama e ka zgjidhjen për Fierin, por i trembet humbjes”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Përgjimet, Kuvendi kundër qeverisë dhe prokurorisë”.
Tituj të tjerë janë; “Legalizimet, 2000 emrat e rinj që marrin tapitë”.
“Arrestohet shefi i policisë, i mori 10 mijë euro biznesmenit”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor: “Lufta për naftën, “Top Secret”: Joni fsheh 160 mln tonë”.
Tituj të tjerë janë; “Festimet me flamur të deformuar”.
“Tapitë e reja për 2 mijë qytetarë në gjithë vendin”.
Gazeta “Agon” ka si argument kryesor; “Bode tetë vjet shkel ligjin, kaos në rimbursimin e TVSH”.
Tituj të tjerë janë; “Dorëzohen fqinjët që vranë biznesmenin”.
“As miku nuk e kupton opozitën”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor: “Kryeministri zbulohet nga CIA për dështimin”.
Tituj të tjerë janë; “Lideri i opozitës: 100 vjetori i cunguar territorialisht, faji i opozitës”.
“Rama, takim me Hoxhaj përshëndet progresin e Kosovës”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një përmbledhje të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected].
a. k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





