Transmetuar më 12-11-2012, 21:50

Pas lindjes së vogëlushes Blue Ivy, tashmë këngëtarja Beyonce është rikthyer në studion muzikore të regjistrimit, ku po përgatitet ndoshta për këngët e saj të reja.

Gjatë këtij viti ajo është kujdesur në maksimum për rritjen e vajzës që nga lindja e saj në muajin janar dhe ka lënë pas angazhimet profesionale dhe artistike, raporton noa.al.

Por, duket se tashmë Beyonce ka vendosur të rikthehet në punë, pasi ka publikuar një fotografi ku shfaqet në një studio muzikore pranë mikrofonit dhe i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe pamjes së saj të jashtme.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit