

"Mos bëni pazar të dielave!".
Ky është apeli i Kishës katolike të Padovës, në Itali, e cila në fakt, ka nisur një fushatë dënimi ndaj blerjeve nëpër qendrat tregtare gjatë ditës që sipas saj, konsiderohet e shenjtë.
“Edhe Zoti, pushoi të dielën”, kujtojnë priftërinjtë e kësaj kishe, duke sjellë kështu ndërmend, shenjtërinë e ditës së fundit të javës.
Duke dënuar në fakt, komercializimin që po merr kjo ditë, prifti i kishës së Padovës, ka komentuar se të gjitha qendrat tregtare duhen mbyllur të dielave.
"Unë pajtohem me nismën, – tha Fr. Giuiano, – dhe mendoj se është e drejtë që njerëzit ta kalojnë të dielën me familjen, siç ka thënë edhe Zoti. E diela duhet të shërbejë për të reflektuar dhe jo të mendojmë për pasurinë, por të duam njëri-tjetrin".
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





