

Uashington, 12 nëntor 2012, NOA- Facebook dhe Mitt Romney, tanimë kanë një "lidhje" jo të mirë mes tyre.
Kjo për faktin sepse pas ditës së zgjedhjeve, kur ai humbi përballë presidentit Barack Obama, numri i miqve të Romney në rrjetin social të Facebook sa vjen e po zvogëlohet, raporton noa.al.
Madje ritmi i rënies së numrit të miqve të tij mund të cilësohet “drastik”, pasi bëhet fjalë për rreth 539 persona vetëm në një orë.
Pavarësisht kësaj, kandidati republikan nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për të mbajtur një raport të mirë komunikimi me miqtë e tij online dhe profili i tij në Facebook, nuk ka shënuar asnjë modifikim pas humbjes së të martës së kaluar.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





