Transmetuar më 12-11-2012, 12:02

Tiranë, 12 nëntor 2012, NOA- I pranishëm në ceremoninë e organizuar për 40 vjetorin e Akademisë së Shkencave, Kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohjen për themeluesit e saj, duke i cilësuar si kolosët e mendimit intelektual shqiptar.

“Nderimi më i madh ndaj Eqerem Çabej, Aleks Budës dhe shumë e shumë akademikëve për punën e tyre. Mirënjohje ndaj gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadaresë, i cili në kushtet më të vështira ndërtoi monumentin më të shkëlqyer të letrave shqipe, krijoi letërsinë moderne të këtij vendi dhe i dha asaj njërin nga nivelet më të larta të planetit”, deklaroi Berisha, citon noa.al.

Ai tha se ky festim vjen në një vit jubilar siç është viti i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku shtoi se ka 100 arsye për të qenë krenar dhe optimist për të ardhmen.

Berisha tha se gjuha është shtylla e identitetit të shqiptarëve, ndaj duhet bërë gjithçka që të vendoset në piedestalin e studimeve të avancuara, si lënda më thelbësore për edukimin e brezave.

Kryeministri u bëri thirrje akademikëve që në ndikojnë edhe te homologët e tyre për studimin e gjuhës shqipe.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit