Transmetuar më 12-11-2012, 11:46

Fotografitë bashkëngjitur tregojnë dasmën e një çifti të droguar i cili mundi varësinë e tyre në një qendër rehabilitimi në periferi të Kabulit.

Nusja Susan dhe dhëndri Ali u martuan në qendrën e rehabilitimit “Mother Camp”, qendër e specializuar për drogat.

 Gruaja e ve, nënë e tre fëmijëve dhe Ali mposhtin bashkë problemet në qendrën e drogës.

Qendra e drejtuar nga Laila Haidar merret gjithashtu me personat që kanë varësi ndaj drogës në Afganistan, për shkak se prodhimi i opiumit është rritur ndjeshëm në këtë vend që nga 2001.

 Siç raporton noa.al Ali dhe Susan ndodhen prej kohësh në këtë qendër për të kuruar varësinë e tyre, ndërsa shprehen se vendosën të martohen brenda saj për ti dhënë forcë njeri tjetrit në betejën e tyre.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit