Transmetuar më 11-11-2012, 18:03

Radhë të gjata njerëzish, të interesuar për të gjetur partnerin/en, e jetës ose të fëmijës së tyre, janë shfaqur ditën e sotme në Kinë.

Njerëzit, të shumtë në numër, shprehnin interes për gjetjen e shpirtit binjak, pasi ditën e sotme, 11/11 kinezët e kanë përcaktuar si ditën e "beqarëve” e përzgjedhur pasi përmban katër “1” dhe shihet si e veçantë, raporton noa.al.

Imazhet e publikuara janë realizuar në një qendër tregtare në qytetin e Qingdao, në Kinën Lindore, provincë e Shandong.

Zakonisht dita e beqarëve mbyllet me darka të mëdha mes miqsh (por kjo festë vetëm për ata persona që nuk kanë mundur të gjejnë shpirtin e tyre binjak).

Gjithashtu në mbarë botën shumë persona përzgjedhin këtë datë për të zhvilluar ceremoninë e tyre martesore, pasi data 11/11 konsiderohet si e mbarë.

b.gj/noa.al.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit