Transmetuar më 11-11-2012, 16:16

Hetimet për ish-drejtorin e CIA-s, David Petraeus për të cilin dyshohet se e dashura e tij Paula Broadwell i vidhte informacionet, janë pasuruar me të tjera detaje.

David dhe Paula dhe një tjetër grua, edhe ajo “e interesuar” për Petraeus.

Sipas medias së huaj dyshohet për disa email-e që Broadwell i ka dërguar një tjetër femre, që mund t’i ketë raportuar biografinë e gjeneralit për ngacmime.

Sinjalizimi në fakt është bërë disa muaj më parë dhe agjentët kanë nisur menjëherë punën dhe kanë zbuluar lidhjen e David Petraeus dhe Paula Broadwell, raporton noa.al.

Por jo vetëm kjo, pasi në kompjuterin e Broadwell ndodheshin edhe dokumente të cilat klasifikohen si të rezervuara.

Për momentin ish-drejtori i CIA-s është përjashtuar nga dyshimet se mund të kishte qenë ai që i dërgonte këto materiale.

Broadwell është e martuar me një mjek dhe ka dy fëmijë, por nuk e ka pritur mirë shfaqjen e një personi të tretë në lidhjen e saj jashtëmartesore, një femre, e cila nuk është familjare dhe as bashkëpunëtore e Petraeus, ndërkohë që ende nuk është sqaruar lidhja e saj me ish-gjeneralin.

Por dihet vetëm se Paula i ka dërguar mesazhe elektronike ngacmuese.

Kështu ndërsa të gjithë pyesin për dorëheqjen e papritur të ish-gjeneralit, e motivuar nga lidhja jashtëmartesore, shtohet një detaj i ri.

Petraeus sapo ka mbushur 60-vjeç dhe është i martuar që prej 37-vitesh me Holly, ndërsa me Broadwell është njohur në vitin 2006 në Harvard.

Më pas në vitin 2011 ajo e ka shoqëruar në Afganistan për të shkruar biografinë “All In”, dhe pikërisht në këtë periudhë ka nisur edhe lidhja e tyre, e cila ka vijuar për një vit.

Sakaq, komisioni i shërbimit të dhomës së deputetëve ka kërkuar nga CIA më tepër informacione për këtë çështje.

Ndërkohë që kjo ngjarje mund të rezultojë e rëndë edhe për Broadwell, sepse ajo hetohet pasi ka tentuar të hyjë në emailin e ish-drejtorit të CIA-s me synim marrjen e informacioneve të klasifikuara si sekrete.

Ishte pikërisht kjo tentativë nga ana e të dashurës së Petraeus, që zbuloi lidhjen mes tyre e cila u shoqërua me mesazhe erotike, të cilat David i kishte dërguar ish-të dashurës edhe pse ishin ndarë.

Mediat amerikane siç raporton noa.al saktësojnë se hetimi ishte bazuar në sjelljen jo të duhur nga ana e gjeneralit në krye të CIA-s, për shkak të lidhjes jashtëmartesore që mund të çonte në rrezik kombëtar.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit