

Patriarku rus, Kiril vizitoi dje Bazilikën e Lindjes së Krishtit në Betlehem, në Cisjordani dhe zhvilloi bisedime me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, ditën e dytë të vizitës së tij në Tokën e Shenjtë.
"Patriarku zhvilloi bisedime me presidentin Abbas", bënë të ditur burime zyrtare.
Abbas e konsideroi si historike vizitën e tij. Nga ana e tij, patriarku deklaroi se kjo vizitë kishte një rëndësi të veçantë. Patriarku Kirill nisi një ditë më parë në Jerusalem një vizitë historike gjashtë ditore në Tokën e Shenjtë. Gjatë qëndrimit të tij ai do të vizitojë vende të tjera dhe do të takohet gjithashtu me presidentin izraelit, Shimon Peres./
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





