Transmetuar më 11-11-2012, 09:33

Gjirokastër, 11 nëntor 2012, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Gjirokastër- Dervicjan. Dy persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy automjeteve, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 në vendin e quajtur kthesa e Kordhocës. Një automjet  tip “Volcvagen”, me targa AA 740 BP është përplasur me automjetin tip “Benz” taksi Gj 254 A. Automjeti tip Benz ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës.

Makina “Volcvagen” drejtohej nga Glodian Vargu, 29 vjeç nga Lezha. Në të udhëtonin edhe tre shtetas të tjerë, konkretisht Edvin Hoxha 35 vjeç nga Lezha, gjyqtari kryesor i ndeshjes Luftëtari – Kruja, që u zhvillua sot në Gjirokastër, Ridiger Çokaj 28 vjeç nga Lezha, dhe gjyqtari anësor si dhe Rigesr Pjetrushi 32 vjeç, si dhe gjyqtari i katër i ndeshjes Luftëtari –Kruja.

Rreth gjysëm ore pas përplasjes, në spital kanë vdekur dy nga pasagjerët, Rigers Pjetrushi 32 vjeç dhe Ilirjan Xhemali pasagjer tek automjeti tip “Benz”.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit