Transmetuar më 10-11-2012, 23:12

Disa muaj më parë, para dënimit, qelia e tij e burgut u cilësua prej medieve dhe opinionit publik, si një qoshe e vërtetë luksi.

Por Anders Behring Breivik, autori i masakrave në Oslo dhe Utoya, që vrau 77 njerëz dhe për të cilat u dënua me 21 vjet, (dënimi maksimal i parashikuar nga drejtësia norvegjeze), nuk e cilëson aspak si të tillë atë.

Së fundmi, ai u ka shkruar një letër autoriteteve të burgut të vendit të tij për të denoncuar trajtimin që po merr aktualisht në qeli.

Sipas të dënuarit, i cili po mbahet i izoluar nën një mbikëqyrje të rreptë në burgun Ila, në perëndim të Oslos, ka një akses të kufizuar të kompjuterit, pa mundur të

lundrojë dot në internet.

Duke e cilësuar atë si një shkelje të qarta të të drejtave të njeriut dhe Konventës së OKB-së mbi Torturën.

Ndërkaq, në letër, ai shpjegon edhe se korrespondenca e tij është e censuruar vazhdimisht dhe se kjo është një shkelje e qartë e lirisë së shprehjes.

Avokati i tij, Tord Jordet, pohon nga ana e tij, se vetë fakti që klienti i tij është i izoluar tërësisht, paraqitet në kundërshtim me ligjin norvegjez dhe i konsideron si "çnjerëzore" kushtet e burgut ku ai po mbahet.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit