

Në kërkim të specieve të rralla nënujore, 53 vjeçari Franco Banfi, u zhyt rreth 30 metër në thellësi të detit për të zbuluar dhe xhiruar me kamera një banor të pazakontë.
Banfi fotografoi anakondën e rrallë në thellësi të detit, por duket se ai nuk ishte agresiv dhe nuk e sulmoi.
53 vjeçari baba i dy fëmijëve nga Zvicra deklaroi se, “Gjarpri sapo kishte ngrënë dhe nuk na kushtoi shumë interes neve, çdo gjë mund të kishte ndodhur unë isha aq afër sa mund ta kisha prekur atë”.
Ai pa gjashtë gjarpërinj anakonda femra në 10 ditët e tij të udhëtimit në Mato Grosso do Sul, në zemër të Brazilit në Amerikën e Jugut, por gjarpri i fotografuar ishte më i madhi.
Kjo zonë njihet për bukurinë e saj natyrore dhe ujore, ndërsa siç raporton noa.al njihet me emrin pylli i dendur i jugut.
Banfi shtoi se në momentin e parë ishte i frikësuar nga ky gjarpër kaq i madhe por vijon duke thënë se, “Pas pak kupton se asgjë nuk ndodh nëse nuk e ngacmon gjarprin. Mendoj se një gjarpër i vogël mund të dëmtojë shumë më shumë se një i madh. Të paktën kjo anakondë na pa saktësisht se çfarë po bënim”.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





