Transmetuar më 09-11-2012, 21:37

Berlin, 9 nëntor 2012, NOA- Shtëpia në Austri, ku lindi diktatori më i pamëshirshëm i të gjithë kohërave, Adolf Hitler vijon të qëndrojë e boshatisur.

Nisur nga kjo situatë, deputeti rus Franz Klinzewitsch ka hedhur idenë e blerjes të kësaj ndërtese, raporton noa.al.

Ai kërkon ta blejë këtë banesë për ta shembur, pasi sipas tij gjithçka që i përket nazizmit duhet të zhduket.

Ndonëse çmimi mund të jetë tepër i lartë, shuma kompensohet me vlerën që ka banesa për historikun e saj, pasi në 20 prill të 1889 u lind Adolf Hitleri dhe në këtë ndërtesë ai kaloi fëmijërinë.

Jo të gjithë kujtojnë se Hitleri ishte austriak dhe jo gjerman, por ai arriti të fitojë nënshtetësinë gjermane dhe hoqi dorë nga ajo austriake dhe u prezantua në ushtri si gjerman gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ndërtesa ku u lind dhe jetoi fëmijërinë, Hitleri është marrë me qira nga shteti austriak, i cili paguan 4700 euro në muaj që nga viti 1972, dhe kjo është vendosur për të mënjanuar abuzimet nga neo-nazistët.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit