Transmetuar më 09-11-2012, 15:13

Athinë, 9 nëntor 2012, NOA/Arjola Ymeraj- Një operacion i policisë greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh që vinin nga Shqipëria si dhe mbi 400 kilogramë drogë.

Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al nga ana e forcave speciale u arrestua një shqiptar i moshës 29 vjeçare i arratisur disa kohë më parë nga burgu i Larisës.

Zbulimi i lëndës narkotike dhe drogës u bë gjatë kontrollit në një banesë në Athinë ku jetonte i ndaluari, banesë e cila shërbente si magazinë droge.

Në total lënda narkotike kapte peshën e 418 kilogramë hashash, ndërsa armët e sekuestruara ishin 2 pistoleta dhe 3 granata.

Mësohet se shqiptari i ndaluar pak kohë më parë ishte arratisur nga burgu i Larisës në shtetin fqinj, ku vuante dënimin për trafik droge.

Nga ana e policisë helene vijon puna për zbulimin e bashkëpunëtorëve të të ndaluarit si dhe rrjetin me të cilët 29 vjeçari vepronte.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit