Transmetuar më 09-11-2012, 15:00

Çdo orë që kalohet duke parë televizor pas moshës 25 vjeçare shkruton jetëgjatësinë me rreth 22 minuta.

Studimi i Lennert Veerman dhe kolegëve të tij të University of Queensland u publikua në  British Journal of Sports Medicine.

Shkencëtarët siç raporton noa.al kanë përdorur të dhëna të mbledhura që nga 2008 nga Australian Diabetes, Obesity and Lifestyle Study ku u përfshinë 12 mijë australianë të rritur, duke u analizuar stili i tyre i jetës dhe shëndetit.

Të anketuarve iu bëheshin pyetje lidhur me shëndetin në përgjithësi, sëmundjet, ushtrimet fizike, duhanin dhe dietën.

Ndër të tjera vëzhgoheshin edhe orët që kalonin para televizorit gjatë javës.

Në vijim u krahasuan rezultatet e personave që shikonin televizor dhe ata që nuk shikonin.

Personat që mesatarisht kalonin 6 orë në ditë para televizorit jetonin mesatarisht 4.8 vite më parë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit