Transmetuar më 09-11-2012, 13:55

Avezzano, 9 nëntor 2012, NOA- Abderrahim Adoiou, marokeni i cili një muaj më parë u nderua në lajmet e kronikës italiane sepse shpëtoi një familje në një aksident rrugor, u arrestua i kapur në flagrancë teksa shpërndante drogë.

Edhe pse në momentin që bëri gjestin heroik ishte klandestinë, si shpërblim për humanizmin e tij Adoiou iu dha një leje qëndrimi 6 mujore.

Ngjarja ku marokeni u bë hero daton në mes të muajit tetor ku në brendësi të një makine, burrë e grua me fëmijën e tyre dolën nga rruga mes Avezzano dhe San Benedetto teksa përfunduan në një kanal.

Të aksidentuarit rrezikuan të mbyteshin por ndërhyrja e Abderrahim Adoiou ishte vendimtare duke i shpëtuar nga fundosja.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit