




Shkodër, 9 nëntor 2012, NOA/Arjola Ymeraj- Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka reaguar nga qyteti i Shkodrës lidhur me vdekjen e 11 vjeçarit Denis Alimadhi gjatë një operacioni në sy.
Në fjalën e tij Tavo deklaroi se komplikacioni i shfaqur gjatë operacionit ishte i rrallë dhe i vështirë për tu përballuar.
“Komplikacioni erdhi si rrjedhojë e një hipertermi malinje. Operacioni në fjalë u krye bashkë me mjekët e QSUT. Është ngritur një grup pune që po merret me këtë rast, por drejtësia duhet të bëjë pjesën e saj”, deklaroi Tavo, citon noa.al.
Familjarët e të miturit kanë denoncuar në polici rastin duke e cilësuar si të papranueshme humbjen e fëmijës si shkak e një operacioni në sy, i cili ishte deklaruar më se normal për tu kryer.
Mësohet se 11 vjeçari i ishte nënshtruar operacionit për rënie të qepallës e njohur në gjuhën mjekësore si “Ptosios palpebral”, por nuk ka mundur jo vetëm të gjejë shërim por ka humbur jetën në operacion.
11 vjeçari Alimadhi gjeti vdekjen në duart e mjekëve, ndërsa operacioni është kryer nga mjekë të huaj dhe shqiptar tek i njohuri si “Spitali francez” në QSUT.
a.y/noa.al
Mos humbisni: Tiranë, fëmija 11 vjeç vdes në mes të operacionit në sy
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





