Transmetuar më 09-11-2012, 11:40

Tiranë, 9 nëntor 2012, NOA- Në përmbyllje të Kryesisë shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se, ata që 100 vjet më parë ishin pjesë e disa vendimeve fatkeqe për shqiptarët janë miqtë më të shkëlqyer të vendit dhe kombit, që shqiptarët të jenë të lirë kudo që ndodhen.

“Këto vende mbështesin përpjekjet për integrimin në BE. Në këtë 100 vjetor nderojmë miqtë tanë dhe shprehim mirënjohjen tonë ndaj tyre. Këshilli i Europës ka dhënë kontribut të madh për Shqipërinë. Asgjë nuk na ka penguar për të punuar për të ardhmen që meritojmë”, deklaroi Berisha, raporton noa.al.

Kryeministri vlerësoi se një nga trashëgimitë më të shkëlqyera të vendit tonë është toleranca fetare.

Sipas tij, diversiteti është gjithnjë në rritje por se ky diversitet nuk është pengues.

Berisha theksoi se edhe pse Shqipëria dorëzon kryesinë e KiE ajo do kontribojë në vendet anëtare dhe në bashkëpunimet e mëtejshme.

Fjala e kreut të qeverisë u mbajt në përmbyllje të Kryesisë shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, ku po mbahet konferenca “Diversiteti në Europë, një fuqi për të ardhmen”.

Në përfundim të konferencës,  Shqipëria do e transferojë Kryesinë e KiE-së tek Andora.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit