Transmetuar më 08-11-2012, 19:31

Cremona, 8 nëntor 2012, NOA- Dy punëtorë të moshës 22 dhe 25 vjeçare u ndaluan nga policia në Cremonas në Itali, ndërsa tentonin të hipnin me forcë në makinë një 17 vjeçare, nga rrethinat e një shkolle.

Dy të ndaluarit në muajin maj e kishin përdhunuar vajzën e cila i kishte denoncuar, ndërsa këta e kërcënonin se do shpërndanin video nga momentet e raporteve seksuale.

Një shoqe e 17 vjeçares denoncoi në polici, ndërsa në kohën e ndalimit u gjet në makinë një shpatë, si dhe usb e disqe të ndryshme në të cilat u gjetën imazhet e videos me përmbajtje për të rritur.

Dy djemtë siç raporton noa.al u dërguan në ambientet e paraburgimit të akuzuar për përdhunim, abuzim me të mitur dhe dhunim të privatësisë.

Në video u pa abuzimi seksual me nxënësen, ndërsa të ndaluarit dyshohet të jenë përfshirë në raste të tjera. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit