Transmetuar më 08-11-2012, 10:14

Sipas parashikimit të motit nga metereologët në SHBA, Bregun Lindor në Zonën e Tri-State (Tre Shteteve), pritet që sërish ta godasë nga një stuhi tjetër dhe se gjatë këtyre dy ditëve për 24 orë bëhet thirrje për më shumë kujdes tek qytetarët, t’u ruhen lëvizjeve të pa nevojshme në rrugë

Beqir Sina, New York

Bregun verilindor të SHBA, zonën e ashtuquajtur të tre-shtetëshit, New York, New Jersey dhe Connecticut prej mbrëmë e ka përfshirë moti i keq, një shtresë e lehtë borë si një "mantel" i bardhë ka mbuluar gjithë sipërfaqen e tij. Në të gjithë Zonën e Tri-State (Tre Shteteve) ka rënë borë e lagësht( e qulltë e cila ka filluar të ngrijë) dëborë që nisi të bjerë dje mbas dite dhe gjatë natës. Ajo ka rënë në një shtresë të përgjithshme vetëm në qytetin e New Yorkut – pra brenda tij 3-6 inç.

Ndërkohë, që Enti Metereologjik njoftoi sot se në ishullin jugorë të qytetit në Long Island dhe nëpër shumë zona qendrore dhe veriore të New Jersey, trashësia e borës ka qenë më e madhe se 8 inç. Duke përfshirë pjesët veriore të cilat u goditën dy javë më parë edhe nga stuhia e fuqishme uragani Sandy, zonat në Fairfield County dhe në pjesë të bregdetit në Connecticut.

Televizionet lajmëruan se sipas Entit Metereologjik Kombëtar Erërat kanë rënë pak, nuk janë ato të ditës së djeshme, por sipas tyre tashmë në Zonën e Tri-State (Tre Shteteve) gjendemi nën pragun e asaj që prognoza e sheh që është e nevojshme për çdo paralajmërim apo këshillim të jetë në fuqi, për tu përgatitur për një mot edhe më të përkeqësuar, sidomos në pasdite dhe në mbrëmje sot, kur parashihet se Era do të jetë përafërsisht me mbi 55 kilometra në orë.

Lajmet thonë se për nesër dhe sidomos këtë fundjavë do të vijë një rrymë e presionit të lartë, e cila do të përshkroi sipas tyre të gjithë Bregun Lindor në Zonën e Tri-State (Tre Shteteve). Ndërsa temperaturat nesër mund të ketë një ngjitje mbi 50 degree në disa vende, dhe të kemi një fundjavë që do të jetë e ngrohtë. Temperaturat si njoftojnë stacionet metereologjike në televizionet shtetërore do të jenë nga ’50 degree e sipërme të shtunën dhe 60 të dielën. Ndërkohë që fillim java e ardhshme do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave kudo në këtë zonë

Njujorkezët morën "takimin e parë" me dëborën për këtë dimër, por jo në mënyrën se si "pritet". Mbasi parashikimet janë për një përkeqësim edhe më të madh të motit të lig

Një valë e ftohtë që goditi dje( e mërkurë) pasdite New Yorkun, , duke sjellë me vete erëra të fuqishme, shi dhe madje edhe dëborën e cila sot në mëngjes ka ngrirë në të gjithë qytetin, ka krijuar mjaft probleme në jetën e qytetarëve – të cilët ende nuk kanë "mbyllur plagët" e shkaktuara nga dëmi që u solli atyre stuhia e fuqishme – Uragani Sandy dy javë më parë.

Edhe pse qyteti nuk është në pikën e evakuimit të zonave në të njëjtën mënyrë siç bëri gjatë uraganit Sandy, kryebashkiaku i qytetit Michael Bloomberg tha në një konferencë për shtyp të mërkurën pasdite se një paralajmërim për afrimin e një rryme të presionit të lartë me era të forta ishte në fuqi, mbasi sipas tij erërat në natën e mërkurë kanë qenë me 60 mph ose më e lartë.

Dhe shtoi se: "Përderisa, kjo stuhi nuk është aq e rrezikshme sa Sandy, njujorkezët duhet ende të marrën masat e sigurisë”, – tha Bloomberg.

Qyteti pret një përzierje të shiut dhe borës në mbrëmje sot të enjten deri në mëngjes, dhe se parashikuesit e qytetit presin të ketë 1-3 inç borë të "të lagësht, dhe baltë”, – tha kryetari i Bashkisë së Qytetit të New Yorkut Michael Bloomberg.

Bregun Veri – Lindor pritet që serish ta godasë një stuhi tjetër javën e ardhshme

Ndërkohë që sipas parashikimit të motit nga Metereologët në SHBA, Bregun Lindor në Zonën e Tri-State (Tre Shteteve), pritet që sërish ta godas nga një stuhi tjetër dhe se gjatë këtyre dy ditëve për 24 orë bëhet thirrje për më shumë kujdes tek qytetarët, t’iu ruhen lëvizjeve të panevojshme në rrugë.

Sipas autoriteteve vendore, një pjesë e banorëve përreth bregut lindor, për shkak të mundësisë së vërshimeve nga stuhia e re, mund të largohen por mënyra e largimit të tyre nuk parashihet se do të jetë si ajo e shkallës gjatë stuhisë së fundit dy javë m?7 parë me uraganin “Sandy”.

Parashikimet e meteorologëve janë se do të ketë erëra të forta, ndërsa temperaturat deri tani vetëm në Zonat malore i janë afruar zero gradëve.

Mirëpo, në Nju Jork akoma po ndjehen pasojat nga stuhia “Sandy”, rreth 1, 4 milionë njerëz dhe kompani nuk kanë energji elektrike dhe ngrohje, dhe situata po rëndohet kur temperaturat po bien drejt zeros.

Mbi 217 mijë njerëz janë lajmëruar për ndihma në Agjencinë federale për ballafaqim me gjendjet e jashtëzakonshme. Deri tani janë siguruar rreth 200 milionë dollarë për këto qëllime, raporton Reuters.

Në SHBA jetën e humbën së paku 113 veta nga uragani dhe stuhia Sandy, ndërsa tani shqetësim i ri për amerikanët është stuhia tjetër e paralajmëruar.

Fotot nga qyteti i New Yorkut djembasdite-mbrëmë dhe si u gdhi sot…

Foto nga Bruklini sot ne mengjes

Foto nga Bruklini sot ne mengjes

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit