Transmetuar më 08-11-2012, 16:07

Tiranë, 8 nëntor 2012, NOA/A.Ymeraj- Prokuroria e Përgjithshme ka pushuar çështjen ndaj ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti i akuzuar për korrupsion, duke e “zhveshur” nga çdo akuzë.

Siç raporton noa.al ky vendim vjen pasi 4 ditë më parë Gjykata e Lartë dërgoi në Prokurori dosjen Prifti-Beqiraj pas publikimit në media të një video të fshehtë, ku Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj shfaqeshin duke ndarë para me njëri-tjetrin.

Kolegji Penal e pati shpallur të papërdorshme video-regjistrimin Prifti-Beqiraj, duke rrëzuar kështu provën kryesore të Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces.

Videoja mes ish kreut të METE Dritan Prifti dhe zëvendësit të tij Leonard Beqiraj u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga një ekspert amerikan, ku ish- ministri Prifti u akuzua për korrupsion pasiv pas publikimit të saj ku shfaqej me zëvendësin e tij duke ndarë 70 mijë euro.

a.y/noa.al

Lexoni edhe: Gjyqi ndaj Dritan Priftit, Prokuroria tërhiqet për mungesë provash

Gjyqi ndaj Dritan Priftit, Gjykata rrëzon provat e Prokurorisë

Ina Rama dërgon në Gjykatën e Lartë, dosje korrupsioni për Dritan Priftin

Skandali, Dritan Prifti filmohet duke ndarë 70 mijë euro ryshfet me zv/ministrin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit