Transmetuar më 08-11-2012, 10:10

Durrës, 8 nëntor 2012, NOA – Një adoleshent i shpallur në kërkim prej rreth një muaji ka rënë dje në prangat e policisë. Enis Caushi, 17 vjeç është shpallur në kërkim nga policia më 18 tetor, pasi ka masakruar me thikë një 21 vjeçar gjatë një sherri.

Caushi ka qëlluar disa herë me thikë në kokë 21-vjeçarin me inicialet Xh.Sh, pas një konfrontimi fizik që kanë pasur në lagjen Nr. 6 në Durrës. Falë dhënies së ndihmës së shpejt në kohë, 21-vjeçari ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë që Caushi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas disa javësh kërkimi, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Ai është kapur dje në lagjen Nr. 5 në Durrës. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për “plagosje me dashje”.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit