



Mund të thuhet pa frikë, se ky ishull grek, zotëron formulën magjike të jetëgjatësisë.
Pasi më shumë se gjysma e popullsisë së tij, përbëhet nga njerëz që i kanë kaluar të nëntëdhjetat.
Një fakt shumë interesant ky, që e gjejmë pikërisht në ishullin grek me emrin Ikaria dhe që studiuesit nuk e lidhin
aspak me gjenetikën. Por vetëm me kushtet natyrore që gjenden atje.
Kujtojmë se ishulli grek i Detit Egje, me rreth 10.000 banorë, ka një ajër tmerrësisht të pastër. Shtëpi të bardha dhe gjelbërim.
"Këtu njeriu harron të vdesë”, pohon një grua 101-vjeçare.
Ndërsa pas këtij ishulli, për të njëjtin tregues, renditen zona e Ogliastras në Sardenja, ishulli Okinava në Japoni, gadishulli i Nikojas në Nikaragua apo zona Loma Linda në Kaliforni.
Që të gjitha, zona, ku shumica e njerëzve e kalon një dekadë jetë.
E ndërsa i kthehemi sërish ishullit grek Irakia, citohet të flasë një burrë 97-vjeçar me emrin Stamatis, i cili e kalon jetën duke punuar tokën, duke kultivuar fruta dhe perime. Përditë pi qumësht dhie, çaj mali dhe gjellët i gatuan të tëra me gjethe menexhiku.
“Në vitin 1976, kur isha në SHBA, më kanë diagnostikuar me kancer të mushkërive. Mjekët më dhanë vetëm nëntë muaj për të jetuar. Por tashmë ata kanë vdekur, dhe unë jam ende gjallë", tregon Stamatis Moraitis.
Ndërkaq, hulumtuesit që kanë kontrolluar me detaje të dhënat e njerëzve që jetojnë në këtë zonë, kanë zbuluar se atje nuk rezulton asnjë i çmendur dhe shumë pak veta me depresion.
Ata ia dedikojnë këtë nivelit të ulët të stresit, pikërisht në një tokë që të dhuron vetëm rehati dhe shëndet.
"Të gjithë këtu flenë shumë. Sa për ushqim, ne konsumojmë shumë borzilok, menexhik dhe rozmarinë, kopër dhe pelin. Mëngjesi është i përbërë nga buka, qumështi i dhisë, çaji ose kafeja, por edhe mjalti. Në drekë, hamë shumë thjerrëza, patate dhe perimet. Për darkë, vetëm gjëra të lehta”, tregon një tjetër 100-vjeçar i këtij vendi, mesa duket i bekuar me jetë …
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





