












Janë personazhe të famshëm të botës artistike, por pjesa më e madhe e tyre ka marrë pjesë në votimet për zgjedhjen e presidentit të ri, të SHBA.
Pas këtij procesi disa prej tyre kanë publikuar në internet fotografinë ku shfaqen gjatë momentit të votimit.
Por e veçanta e disa VIP-ave të tjerë qëndron tek fakti se ata kanë shprehur gëzimin e tyre për rizgjedhjen e presidentit Barack Obama në krye të SHBA, raporton noa.al.
Kjo sepse disa prej tyre kanë qenë pjesë e fushatës së Obamës dhe sigurisht fitorja i ka gëzuar shumë.
Njëra prej tyre, Eva Longoria ka pritur me padurim përfundimin e rezultatit dhe e shoqëruar nga disa miq ka brohoritur për fitoren e Obamës, kjo duket në fotografinë që ka postuar në Twitter.
Ndërkohë para se të votonte Beyonce i ka shkruar një letër presidentit Obama, ku shprehte mbështetjen e saj.
Por edhe Lady Gaga, Sarah Jessica Parker, Rihanna shprehën mbështetjen e tyre për presidentin Obama, dhe entuziazmin e fitores ku ato mbanin veshur bluze ose fustane ku shkruhej emri i presidentit amerikan.
VIP-at në momente të caktuara të jetës janë njësoj si njerëzit e thjeshtë dhe votojnë ashtu sikurse të gjithë.
Veçantia për këtë vit ka qenë për Miley Cryus, e cila ka votuar për herë të parë në jetën e saj pasi mbushi 18-vjeç.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





