Transmetuar më 07-11-2012, 23:42

Ai ka qenë qyteti më i vjetër evropian.

Përkatësisht i periudhës prehistorike, mes viteve 4700 dhe 4200 p.e.s. ai gjendet afër Provadias, zonë në veri-lindje të Bullgarisë së sotme.

Ekspertët kanë mundur të gjejnë sesi ky qytet kishte rreth 350 shtëpi dhe se krijimi i tij, u favorizua nga burimet mjedisore që kishte rreth tij.

Konkretisht, bëhet me dije se vendi ku ai u ndërtua, ishte i mbushur me kripë dhe se popullsia që jetonte në të, ishte e përkushtuar për prodhimin e saj.

Një qytet, pra, që u kthye në një qendër tregtare dhe produktive lidhur me një burim natyror që ka shënuar edhe zhvillimin e historisë së njeriut, siç është kripa.

Bëhet me dije se gërmimet rreth këtij qyteti antik,  ishin nisur nga arkeologët bullgarë të Institutit Kombëtar të Arkeologjisë që në vitin 2005, dhe në të kaluarën aty iishte gjetur një varrezë e vogël.

Por vazhdimi i gërmimeve identifikoi edhe një kompleks organizimi të saj, duke e përcaktuar si një qytet të vërtetë. Mos e ngatërroni atë me qytetet antike greke, pasi ato datojnë 1.500 vjet pas tij, apo ato romake.

Arkeologët bullgarë pohojnë ndërkaq, se karakteristikat e tij e bëjnë atë shumë interesant për të kuptuar zhvillimet urbane.

Ndërkaq, kujtojmë se vendbanime të tjera të ngjashme, por më pak të rëndësishme, janë gjetur në vitet e fundit në Evropën Jug-Lindore, saktësisht në zonën afër Tuzlës në Bosnjë apo asaj të Turdas në Rumani. Të lidhura gjithmonë me burime lokale, të tilla si ari dhe bakri, në minierat e Karpateve dhe në Ballkan.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit