
Të dhënat po ngarkohen...

Napoli, 7 nëntor 2012, NOA- Edhe pse është vetëm 14 vjeç ai plagosi me thikë një shokun e tij 16 vjeçar, pasi një mik i këtij të fundit i kishte marrë një kapele për lojë.
Zënka në fjalë përfshiu më shumë se dy persona, ku një mik i 16 vjeçarit i mori nga koka djalit kapelen, ndërsa i përballur me ndërhyrjen e tij për ti ndarë, ai e plagosi me thikë.
Ngjarja në fjalë e ndodhur disa ditë më parë në Napoli, ndërsa policia mundi të arrestojë vetëm ditën e sotme autorin.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
