
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 7 nëntor 2012, NOA- Policia e kryeqytetit ka ndalur dy persona të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale.
Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se efektivët e komisariatit nr.1 në Tiranë kanë ndaluar 32 vjeçaren nga Pogradeci me iniciale M.F e cila po kryente raportet seksuale kundrejt pagesës me 35 vjeçarin M.Xh.
Në vijim u shoqërua në polici edhe 35 vjeçari nga Fushë Kruja, pasi shtetasi në fjalë ka paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me gruan nga Pogradeci.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
