



Është momenti në të cilin çdo grua do ndihej në siklet. Por Sarah Clancy u ndje e poshtëruar kur pa ish- të dashurin teksa shoqërohej me një vajzë elegante dhe nga ai moment u betua se kjo nuk mund ti ndodhte asaj, ndaj duhej të dobësohej.
Sarah tani një zeshkane e hijshme 28 vjeçare nga Londra shprehet se falenderon ish-të dashurin e saj edhe pse tani nuk e ka më, për faktin se e ndërgjegjësoi që të marrë vendimin e duhur.
“Ishte momenti më poshtërues në gjithë jetën time. Vendosa të dobësohesha që ti jepja një shans të ri vetes së saj”, shprehet Sarah, citon noa.al.
Sarah kishte fituar shumicën e peshës së saj gjatë kohës që ishte shtatzënë me vajzën e saj, moment në të cilin iu shtua oreksi dhe nuk u ndal më.
Pasi lindi vajzën vendosi të dobësohej por oreksi ishte i madh dhe ajo vijonte të hante pa pushim që nga patatet e skuqura, kek, ëmbëlsira dhe gjithë sa i dilte përpara.
Ndërkohë i dashuri i kishte thënë se pesha nuk e shqetësonte, ndërsa në realitet ishte krejt tjetër gjë dhe kur u ndanë në vitin 2010, ajo u zotua se do mbante dietë.
Por gjithçka ndryshoi kur e pa të dashurin me një vajzë të dobët dhe elegante dhe në mes të dyqanit shpërtheu në lot.
“Ajo ishte sa gjysma e përmasave të mia…ishte shumë poshtëruese. Por tashmë që prej dy vitesh jam kthyer më se në formë unë nuk mendoj se do e lë veten time pas dore”, thekson Sarah.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





